Shtyhen katër ndeshje në Seria A

Nga frika e koronavirusit që është përhapur me shpejtësi në Itali, janë shtyrë katër ndeshje në kampionatin e Serisë A.

Fillimisht u anuluan takimet Inter-Samdoria, Atalanta-Sasuolo dhe Verona-Kaljari, ndërsa më pas u njoftua që shtyhet edhe takimi Torino-Parma që në program ishte të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Olimpiko” të Torinos. Për të njejtat nuk është bërë e ditur se kur do të luhen.  

Gjithashtu për shkak të koronavirusit edhe ditën e djeshme kishte anulime në numër të madh të disa ndeshjeve të kategorive të ndryshme të futbollit në Itali./Sportmania.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close