FC Shkupi ka humbur duelin me Rabotniçkin me rezultat 2:1 të zhvilluar sot në kuadër të xhiros së 20-të në elitën e futbollit vendor. Pjesa e parë në stadiumin “Todor Proeski” u mbyll në epërsi të bardhebluve që triumfonin falë golit të Besar Isenit, ndërsa në fraksionin e dytë Rabotniçki bëri përmbysjen me dy golat e Toshevskit. Të dyja ekipet nga kjo përballje u ndanë me nga një futbollistë më pak në fushë, pasi nga Rabotniçki me karton të kuq u përjashtua Milot Tosheski, ndërsa nga radhët e Shkupit, Suhejl Muharemi.

Ndërkohë në Tetovë Renova ka fituar takimin shqiptar përballë Struga Trim Lumit me shifra 2:0, ndërsa Shkëndija u ndal nga Sileksi në Kratovë me barazim pa gola. Ndeshja që u zhvillua nga ora 13:00, i takoi Makedonija Gjorçe Petrovit që fitoi Akademia Pandevin me rezultat minimal 1:0. /Sportmania.al

