Gallatasaraji fitoi derbin me Fenerbahçen në Superligën e Turqisë, duke triumfuar me përmbysje me rezultatin 3:1. Kjo fitore për Gallatasarajin ishte historike, për shkak se skuadra e drejtuar nga Fatih Terimi merr triumfin e parë pas 21 viteve në stadiumin e Fenerbahçes “Shukru Saraçollu”.

Për herë të fundit, Gallatasaraji përballë Fenerbahçes në stadiumin “Shukru Saraçollu” kishte triumfuar në vitin 1999.
Ndryshe golin për Fenerin e shënoi Kruse, ndërsa për Gallatën realizuan Donk, Falkao dhe Onjekuru. /Sportmania.al

