Correa: Simeone duhet të jetë i lumtur sepse skuadra bëri atë që ai kërkoi

Sipas Correas ekipi i Atleticos zhvilloi një ndeshje të mirë dhe barazimi erdhi si pasojë e gabimit të tyre.

“Na ka mbetur një shije e hidhur sepse skuadra ka bërë një përpjekje të madhe dhe të barazosh kështu për shkak të gabimit tonë është turp”, ka thënë Correa, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi beson se ekipi i Simeones ka bërë punën që i është kërkuar nga trajneri, por që nganjëherë, sipas tij, gjërat nuk shkojnë sipas planit.

“Mendoj se ai gjithmonë i planifikon ndeshjet që të përpiqet ta fitojë, luan edhe rivali dhe ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç kërkon ai, por sot ai duhet të jetë i lumtur sepse skuadra ka bërë atë që ka kërkuar nga ne dhe ka bërë një përpjekje të madhe”, shprehu ai.

Correa nuk hezitoi të flas edhe për formën e tij. Ai tha se është i lumtur dhe që shpreson të përmirësoj lojën e tij.

“Unë personalisht jam i lumtur që vazhdoj të rritem, të ndihmoj ekipin dhe shpresoj të vazhdoj të përmirësohem”./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close