Çmimi MVP në “All-Star” me emrin e Kobi Brajantit

Gjithçka shihet gati për spektaklin e sontëm “All-star”  që do të zhvillohet në Çikago ndërmjet skuadrës së Lebron Xhejmsit dhe Xhanis Atetukumpos.

Ashtu siç dihej kjo fundjavë e “All-Star”-it do të kalojë në nder të legjendës së Lejkersave, Kobi Brajant që humbi jetën së bashku me bajzën e tij në një aksident me helikopterin e tij privat.

Për këtë arsye, në spektaklin e sotshëm fanellat do të jenë me numrat 2 dhe 24, me të cilat kishin paraqitje Kobi dhe vajza e tij Xhiana. Ndërkohë nga NBA kanë vendosur që çmimi MVP i “All-Star”-it të mbajë emrin e Kobi Brajantit. Ndeshja e yjeve zhvillohet sonte në mesnatë, duke nisur nga ora 02:00./Sportmania.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close