Pasi u pezullua nga garat europiane nga ana e UEFA-së, Mançester Siti rrezikon të humbasë edhe titullin e sezonit 2013-14 në Premier Ligën angleze.

Ky dënim mund të vjen nga Federata e futbollit të Anglisë, me Sitin që fillimisht u dënua për thyerje të rregullave financiare gjatë periudhës 2012-2016 dhe në këtë situatë institucioni më i lartë i futbollit anglez mund të vendos ta dënojë klubin e qytetarëve, duke i hequr pikë.
Titulli i 14-tës rrezikohet ndjeshëm, pasi “Sitëzens” atë sezon triumfuan vetëm me dy pikë më tepër se Liverpulli. Sipas mediave britanike, klubi që është në pronësi të sheikëve rrezikon të shpërbëhet dhe një nga të parët që mund të largohet është trajneri Pep Guardiola.

