Kombëtarja e Spanjës shënoi mbrëmë një tjetër fitore të madhe në këtë grumbullim shtatori. Pas shuplakës së dërguar në Gjeorgji, të premten e kaluar dhe fitores 7-1, La Roja bëri thuajse sërish të njejtën gjë, dje në shtëpi ndaj Qipros.

Këtë herë, ‘banda’ e Luis de la Fuente ia doli në krye për të fituar 6-0, me një dopietë të Ferran Torres dhe golat e Gavi, Mike Merino, Joselu dhe Alex Baena. Një takim i shënuar edhe njëherë nga sensacioni i këtij fillimi sezoni në anën tjetër të Pirenejve, perlën Lamine Yamal.
Me fillimin e ndeshjes, 16-vjeçari i ktheu kokën e kundërshtarëve dhe trashëgoi titullin e nderit të “driblimit të ditës”. Një përshpejtim kundër dy kundërshtarëve, i ndjekur nga një finte e mrekullueshme për të rrëzuar kundërshtarët e tij, para se të shihte goditjen e tij të bllokuar nga portieri. Ishte ‘magji’, Lamine po shkon përpara shumë shpejt për të gjithë!

