La Clippers morën një fitore të sekondave të fundit, me rezultatin 111:110, shkruan lajmi.net.

Heroi i takimit ishte Reggie Jackson, i cili qëlloi saktë pak sekonda para fundit të ndeshjes, për pikët vendimtare.
Jackson shënoi në total 25 pikë, kurse Marcus Morris pati 29 pikë. Kuotën e 20 pikëve e arriti edhe Serge Ibaka.
Te Lakers u dalluan Anthony Davis me 30 pikë dhe Malik Monk me 21 pikë e Westbrook me 17. /Lajmi.net/

