Mesfushori anglez, Conor Gallagher ka folur më në fund në lidhje me largimin e tij të befasishëm nga Chelsea për t’u transferuar te Atletico Madridi këtë verë.

Sipas The Guardian, kishte sugjerime që Gallagher u shit te Atletico Madrid në verë, sepse ai nuk i përshtatej stilit të futbollit të trajnerit të ri, Enzo Maresca.
Megjithatë, Gallagher mohoi diçka të tillë kur u u pyet për këto thashetheme.
“Nuk mendoj se kjo është e vërtetë. Sezonin e kaluar pata një sezon të mirë me Chelsean dhe ju mund ta shihnit nga që Pochettino luajti me mua çdo ndeshje dhe duke treguar besimin e tij tek unë. Tifozët e vlerësuan atë që bëra në fushë”, ka thënë fillimisht Gallagher.

Gallgher pati një sezon të shkëlqyer në Stamford Bridge nën drejtimin e Pochettinos, i cili u shkarkua në qershor.
Ai shënoi pesë gola dhe asistoi shtatë të tjerë në të gjitha garat. /Telegrafi/