Chelsea monitoron Gimenez

Skuadra e Chelsea do të jetë në mesin e konkurrenteve për titulli sezonin tjetër, dhe për këtë garë Frank Lampard synon të jetë sa më i përforcuar.

Sipas raportimeve të fundit nga Britania e Madhe, Chelsea po mendon për mbrojtjen dhe Jose Giemenez është lojtari që po vëzhgohet, transmeton lajmi.net.

‘Telegraph’ shkruan se Lampard është i vendosur të transferojë yllin e Atletico Madrid.

Chelsea ka mbrojtjen më të dobët nga pjesa e epërme e tabelës në Premierligë dhe pikërisht për atë repart po punohet.

Mbetet të shihet nëse Atletico mund të bindet për ta shitur kartonin e Gimenez. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close