Champions League, të tjera skuadra të mëdha në fushë mbrëmjen e sotme, spikat Dortmund-Milan!

Liga e Kampionëve vazhdon mbrëmjen e sotme me ndeshjet e dyta në grupet E, F, G dhe H. Mes disa ndeshjeve interesante mund të veçohen ato mes Borusia Dortmund dhe Milanit, si dhe mes Portos e Barcelonës.

Milani, pas barazimit në shtëpi me Njukastëllin, duhet të kalojë një provë të vështirë në ‘Signal Iduna Park’. Provën e ‘Murit të verdhë’, tifozëve të klubit gjerman të njohur në gjithë botën për mënyrën si e përcjellin ndeshjen nga shkallët e stadiumit.

Trajneri Stefano Pioli ka disa mungesa, ku më shumë rëndojnë ato të mesfushës, Kruniç dhe Loftus Çik. Borusia është mundur në ndeshjen e parë dhe sot do të kërkojë maksimumin para tifozëve të saj, por Milani është një ekip me stof Championsi dhe nuk kalohet lehtë. Pulisic kthehet në stadiumin ku u bë i njohur.

Barcelona shkon sot në fushën e Portos. Përballen kështu dy skuadrat që kryesojnë grupin, pasi ndeshjet e para i kanë fituar. Lacio i Elseid Hysajt, pas barazimit me Atletiko Madrid, sot luan në fushën e Selltikut në Skoci.

Champions, xhiro e 2-të në grupe

Sot, ora 18:45

Antverp-Shakhtar

Atletiko Madrid-Fejnord

Ora 21:00

Selltik-Lacio

Crvena Zvezda-Jang Bojs

B.Dortmund-Milan

Porto-Barcelona

Njukastell-PSG

Lajpcig-Mançester Siti

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close