Mauro Icardi ka postuar një fotografi në rrjetin e tij social, Instagram.

Ai ka shqetësuar tifozët ku shihet me një maskë oksigjeni por nuk bëhet e ditur se çfarë ka argjentinasi.
Siç duket, Mauro Icardi është duke iu nënshtruar një oksigjenoterapie.
Por, ai kishte kaluar COVID-19 gjatë verës, bashkë me Angel Di Marian dhe bashkëlojtarë të skuadrës.
PSG nuk është deklaruar ende zyrtarisht sa i përket gjendjes së lojtarit, edhe Icardi nuk ka dhënë ndonjë përshkrim në profilin e tij, Instagram.

