Camavinga vazhdon të lidhet me Real Madrid, nuk ka ofertë zyrtare për të

Ylli i skuadrës së Rennes, Camavinga, po tërheq vëmendje të madhe nga skuadra e Real Madrid, dhe thuhet se ai do të kompletojë një transferim në ‘Bernabeu’ gjatë kësaj vere.

Megjithatë, sipas raportimeve të ‘Goal’, përkundër spekulimeve, skuadra e Rennes nuk ka pranuar akoma ndonjë ofertë për lojtarin 17 vjeçar, transmeton lajmi.net.

Camavinga lehtë mund të vazhdojë edhe një sezon me Rennes, pasi skuadra do të parqitet në Ligën e Kampionëve gjatë edicionit tjetër.

Minutat që ai mund t’i fitojë në atë kompeticion me fanellën e Rennes, do të ishin ndihmë e madhe për mesfushorin. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close