Burim Sadiki nuk ka kohë për të pushuar, pasi pak ditë pasi njoftoi pensionimin e tij nga futbolli aktiv, ai menjëherë i ka gjetur vetes detyrë të te. Sadiki zyrtarisht është emëruar ndihmës trajner i Aleksandar Tanevskit te Besa e Dobërdollit.

Kujtojmë që Sadiki së fundmi ishte pjesë e kësaj skuadre, teksa gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Arsimin, Dritën e Bogovinës dhe Renovën.

