Britanikët në superformë në shtëpi, Russell siguron pole position-in

Në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe dominojnë pilotët vendas, që kanë arritur të sigurojnë tre vendet e para të startit të garës, që do të mbahet të dielën.

George Russell ishte ai që vendosi kohën më të mirë, duke fituar edhe “pole position”-in, ndërsa në krah të tij do të niset makina tjetër Mercedes, ajo e 7 herë fituesit të Formulës 1, Lewis Hamilton.

Fill pas tyre niset Lando Norris me McLarenin e tij, ndërsa në krah të britanikut, me kohën e katërt më të mirë do të niset Max Verstappen, i cili u bë protagonist edhe i një incidenti, ku dëmtoi pjesën e pasme të makinës.

Kanë zhgënjyer ndërkohë makinat Ferrari, me Leclerc që nuk u kualifikua dhe Sainz që do të niset në radhën e katërt, shumë larg zonës që mund t’u lejojë të pretendojnë rezultat pozitiv në garë.

Çmimi i Madh i Britanisë së Madhe do të startojë të dielën në orën 16:00 .

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close