Brais Mendez zë vendin e Pedrit te Kombëtarja e Spanjës

Kombëtarja e Spanjës mbrëmë publikoi listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, shkruan lajmi.net.

Në listën e Luis Enriques bënte pjesë edhe futbollisti i Barcelonës, Pedri Gonzalez.

Megjithatë ‘Blaugranët’ sot njoftuan se Pedri ka pësuar një lëndim dhe do të mbetet jashtë fushave për një kohë të pacaktuar.

Ekipi i Spanjës ka reaguar menjëherë dhe kanë ftuar futbollistin Brais Mendez në vend të Pedrit

‘Furia e Kuqe’ më 6 tetor do të ballafaqohet me Italinë në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Nëse arrijnë të mposhtin Italinë në finale do të ballafaqohen me fituesin e gjysmëifnales tjetër mes Francës dhe Belgjikës. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close