Botërori i seniorëve në Beograd, Vejseli dhe Alili mësojnë kundërshtarët

Nesër në Beograd të Serbisë do të nis Kampionati Botëror në mundje për senior.

Eventi ka një rëndësi të madhe, ndërsa përveç medaljeve, sportistët do të luftojnë edhe për vende në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Pesë kuota për secilën nga 18 kategoritë e peshave olimpike, në total 90, do të jepen në këtë kampionat, aty ku do të marrin pjesë edhe dy mundësit shkupjan, Besir Alili dhe Fati Vejseli.

Pas përgatitjeve intensive në Bullgari dhe Moldavi dy muajt e fundit dhe pas rezultateve të shkëlqyeshme të Vejselit në turne ndërkombëtar dhe Alilit në Botërorin U20, tani, synimi është paraqitja sa më e mirë dhe arritja e rezultateve pozitive në këtë Botëror.

Gjatë ditës së sotme, dy mundësit i kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Në kategorinë deri më 61 kg, Besir Alili, për kundërshtar të parë në luftërat eliminatore do të ketë Joseph Andres Silvan nga Porto Riko, ndërsa në kategorinë deri më 70 kg, në xhiron e parë, Fati Vejseli do të takohet me Michael Stanley David Asselstine nga Kanadaja.

Të dy garuesit, nën prirjen e trajnerit të reprezentacionit Sufijan Ismaili, paraqitjen e tyre në këtë Kampionat Botëror do ta kenë gjatë ditës së nesërme, në eliminatoret që do të nisin nga ora 10.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close