Bolt për pak humbi rekordin, del historia se si e mësoi kundërshtarin të vraponte dhe pastaj u bë pishman

Atleti xhamajkan, Usain Bolt, ishte njeriu për t’u mposhtur për disa vite radhazi dhe një nga kundërshtarët që iu afrua më së shumti ishte bashkëkombësi i tij, Yoan Blake.

Bolt i jepte atij instruksione se si të vraponte dhe në vitin 2011 ai gati sa i mori rekordin botëror atij. Siç thonë, ‘për një fije floku’.

Usain Bolt doli nga gara me vetëm 0.07 para Blake dhe reagimi i tij pas ndeshjes ishte epik, përcjell lajmi.net.

“Unë i thash atij se kurrë nuk do të tregoj se si të vraposh në një garë përsëri, sepse unë i tregoj, ai shkon e bën mirë”, kishte thënë Bolt, transmeton lajmi.net

“Kjo është e mrekullueshme për mua. Jam i shokuar që ai bëri kaq mirë”, shtonte xhamajkani.

Më poshtë mund ta shihni garën për të cilën bëhet fjalë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close