Bilbao fitoi pak ditë më parë Kupën e Mbretit, festojnë në qytet me 300 varka përgjatë lumit

 Athletic Bilbao është fituesi i bujshëm i Kupës së Mbretit të këtij viti në Spanjë. Baskët mposhtën Majorkën pas penalltive dhe kështu fituan trofeun pas 40 vitesh. Natyrisht pas ndeshjes pasoi një festë e madhe.

Klubi, i cili njihet për faktin se në të luajnë vetëm lojtarë baskë, e festoi këtë trofe në mënyrë spektakolare. Në Bilbao, një qytet me rreth 350,000 banorë, u dyndën kudo në rrugët e qytetit. Lojtarët arritën në bashkinë në qendër me varkë dhe udhëtuan 12 kilometra përgjatë lumit Nervion. Ata u pasuan nga rreth 300 varka të mëdha dhe të vogla, dhe bëhet fjalë për varkat e tyre tradicionale.

Festa qendrore filloi në orën 16:30, pas përfundimit të orarit të punës. Shkollat ​​në qytet dhe zonat përreth anuluan orët e pasdites në mënyrë që studentët të mund të merrnin pjesë në këtë ngjarje historike. Trajneri Ernesto Valverde mori një ovacion të veçantë. Që nga viti 1984 ishte trofeu i fundit i fituar nga kjo skuadër. Klubi humbi deri për të mbërritur tek fitorja e këtij trofeu, gjashtë finale, ndërkohë që në këtë sezon trajneri Valverde e udhëhoqi ekipin në Kupën e parë të Mbretit pas 40 vitesh mungese.

Një ndjenjë e veçantë e identitetit lokal dhe krenarisë lokale jep fakti se në këtë klub luajnë vetëm futbollistët e lindur dhe rritur në rajonin bask të Spanjës veriore dhe Francës jugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close