Goditja e Joan Jordan me një shufër metali nuk është diçka e re për derbin andaluzian.

Ndeshjet mes Real Betis dhe Sevilla janë gjithmonë të zjarrta dhe shpesh edhe të dhunshme nëpër tribuna.
Sonte, ndeshja u ndërpre pasi Joan Jordan u godit me një shufër metali. Ky veprim detyroi gjyqtarin t’i jepte fund ndeshjes.
Tifozët e godasin me metal në kokë lojtarin – ndërpritet ndeshja Betis-Sevilla
Por, kjo nuk është hera e parë. ‘Marca’ e quan si histori të zakonshme dhe kujton rastin e Juande Ramos.
Juande Ramos mbetej pa ndjenja në vitin 2007, kur gjatë ndeshjes u godit fort me një shishe, përcjell lajmi.net.
Trajneri mbeti në zonën e stafit teknik dhe mori ndihmën mjekësore. Ndeshja asokohe do të vazhdohej pa praninë e tifozëve.
Shikoni pamjet më poshtë.

