Besart Ibraimi ndodhet në një formë të jashtëzakonshme, teksa i njëjti në 6 ndeshjet e fundit ka realizuar po aq gola. Megjithatë, për momentin më të rëndësishme për të, janë pikët që duhet fituar Struga Trim Lum, se sa golat e tij personal.

6 gola në 6 ndeshjet e fundit për Besart Ibraimin, i cili shpreson të vazhdojë me këtë ritëm, duke e ndihmuar kampionët në arritjen e objektivit përfundimtarë. Autori i 12 golave të këtij edicioni ka folur në prag të takimit me Tikveshin.
“Tikveshi ka treguar që është një kundërshtarë shumë i mirë, por qëllimi ynë final janë 3 pikët. Premtoj se do të japim më të mirën nga vetja në këtë ndeshje në çdo aspekt, më qëllim që të rikthehemi më të fuqishëm pas asaj disfate të papritur në fundjavë kundër Sileksit”, ka thënë Besart Ibraimi.

