Nga sezoni i ri, Liga e Parë e futbollit do të ketë edhe një ekip tjetër shqiptar dhe ajo do të jetë Besa e Dobërdollit. Kampionët e Ligës së Dytë do të luajnë për herë të parë në mesin e më të mirëve të elitës vendore, teksa nga tani kanë nisur për të ndërtuar ekipin që duhet për ligën më të fortë të Maqedonisë së Veriut.

Me pensionimin nga futbolli i luajtur të Izair Emini, i njejti pritet të merr postin e drejtorit sportiv te Besa e Dobërdollit.
Ndërkohë ashtu siç arrin të mësoj portali “Sportmania”, drejtuesit e Besës e dëshirojnë me çdo kusht teknikun e njohur tetovar, Qatip Osmani. Ky i fundit aktualisht është i lirë, pas ndarjes me Vllazninë e Shkodrës dhe për Besën mund të jetë një super trajner që do ti drejtoj në sezonin debutues.
Gjithsesi, mbetet të shihet në vijim, se kjo dëshirë e drejtuesve të Besës a do të “konvertohet” në realizim apo do të mbetet opsion për në të ardhmen. /Sportmania/

