Benjamin Imeri gati për sfidën e radhës në Gjermani!

Boksieri shqiptar nga Gradeci i Gostivarit, Benjamin Imeri, ka zyrtarizuar duelin e radhës në boksin profesionist, i cili do të zhvillohet më 16 nëntor 2025 në Gjermani.

Imeri do të përballet me një nga boksierët më të mirë të Amerikës Latine në kategorinë Cruiserweight, në një përballje që konsiderohet si një hap i madh drejt objektivit për ta parë atë si kampion.

Në njoftimin e publikuar nga “Team Imeri”, falënderime të veçanta janë drejtuar ndaj sponsorit kryesor Global Immobilien, që vazhdon të mbështesë fuqishëm rrugëtimin e boksierit shqiptar.

Shpresojmë në fitore dhe synojmë që në vitin 2026 të hyjmë në Top 50 botëror, duke e bërë emrin IMERI të njihet në gjithë botën”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ekipit.

Benjamin Imeri, i njohur si ‘The Bomber’, po vazhdon të ngjitet me ritëm të shpejtë në skenën ndërkombëtare të boksit, duke përfaqësuar me krenari ngjyrat shqiptare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close