Një tjetër lajm i mirë për boksin shqiptarë nga Maqedonia e Veriut! Boksieri me origjinë nga Gradeci i Gostivarit, Benjamin Imeri, është bërë pjesë e skuadrës së “Grushti i Hekurt”, një nga promotorët më të njohur shqiptarë që njihet për përkrahjen e vazhdueshme të talenteve të rinj dhe me perspektivë në boksin profesionist.

Me këtë hap, Imeri fiton jo vetëm një aleat të fuqishëm në ring, por edhe një mundësi të artë për të zhvilluar karrierën në skenën ndërkombëtare. “Grushti i Hekurt” ka dëshmuar vazhdimisht se di t’u qëndrojë pas sportistëve që beson, dhe bashkëpunimi me Benjaminin është një tjetër dëshmi për këtë filozofi.
“Mirë se erdhe në familjen tonë!”, ishte mesazhi i promovuesit shqiptar për Benjaminin në rrjetet sociale, duke nënvizuar krenarinë për afrimin e një emri të ri premtues.

