Bayern Munich nuk ka kaluar aspak mirë në ndeshjen kundër Bochum, të cilën e luajtën në udhëtim. Bavarezët u mposhtën 4:2, por ndeshja ishte e rëndë edhe personalisht për lojtarin më të mirë në skuadrën e Bayern.

Një gjë që tërhoqi vëmendje në këtë ndeshje, ishte një reagim i përsëritur i tifozëve të Bochum.
Çdo herë që Lewandowski prekte topin, tifozët e Bochum fillonin brohoritjet e tyre “Messi, Messi, Messi”.
Megjithatë, kjo gjë e motivoi mjaft mirë sulmuesin polak.
Lewa e mbylli ndeshjen me dy gola në emrin e tij, ndonëse skuadra e tij u mposht 4:2. /Lajmi.net/

