Mesfushori shqiptar ka shkëlqyer në triumfin e parë sezonal të Levantes, e cila në kuadër të xhiros së 20-të mundi 2:0 Majorkën. Në një ndeshje të vështirë ishte pikërisht insistimi dhe aksioni i Enis Bardhit në minutën e 47-të që solli assist drejt Soldados dhe gol për epërsi 1:0 dhe hapje të rrugës drejt triumfit të rëndësishëm. Rezultati minimal ishte aktual deri në minutat shtesë (90’+7) kur Morales realizoi për 2:0. Paraprakisht ndeshja prodhoi shumë nxitje, vendasit kishin shanse e goditje në kornizën e portës, kurse Majorka humbi një penalti që e priti portieri Fernandez, ndërsa më vonë Majorka barazoi shifrat, por goli do të anulohet me reagimin e dhomës së VAR-it ku panë një prekje të topit me dorë nga ana e mysafirëve.

Jo vetëm asisti, por gjithë loja e bën reprezentuesin e Maqedonisë së Veriut lojtarin kyç të ndeshjes, pasi bashkë me portierin Fernandez dhe autorin e golit të parë Soldadon, ishin inspiruesit e triumfit që mund të paraqesë pikë kthimi për sezonin e Levantes.
Në fund, tre pikët erdhën me shumë mund, por kanë vlerë të madhe pasi Levante kap ritmin për të qëndruar në hap me skuadrat në luftën për mbijetesë. Pas 20 xhirove Levenate mban vendin e fundit me 11-të pikë, por afrohet me Kadizin që ka 14 dhe Alavez e Elche me nga 16 pikë.

