Barcelona do ta ketë në radhët e veta talentin Gavi të paktën deri më 30 qershor të vitit 2026. Pas shumë negociatave, katalanasit më në fund kanë arritur akordin për rinovimin e kontratës, firmosja e të cilës do të bëhet nesër në “Kamp Nou” në prani të publikut. Palët kishin arritur një marrëveshje korrikun e kaluar, por Gavi duhej të mbushte 18-vjeç, pasi pa qenë në moshë madhore nuk mund të firmoste kontratë profesionale. Me kontratën e tij të re, përveç se do të ketë një pagë më të lartë, Gavi do të hyjë në klubin e lojtarëve me klauzolë largimi 1 miliard euro.


