Në kohën kur të gjitha skuadrat janë në pauzë, si pasojë e përhapjes së koronavirusit, Barcelona duket se po rregullon disa çështje jashtë fushës së blertë.

E përditshmja spanjolle, ‘Sport’, shkruan se Barcelona do t’i jap Quique Setienit shansin që ta udhëheq skuadrën edhe në kampanjën 2020/21.
Setien nuk ka arritur akoma që të kthejë skuadrën në nivelin më të lartë të paraqitjeve, por bordi duket se do të tregojnë durim me të.
Setien mori drejtimin e Barcelonës si zëvendësues i të shkarkuarit Ernesto Valverde.

