Barcelona dhe Liverpulli në garë për yllin e Valencias

Ferran Torres është lojtari që ka regjistruar paraqitje shumë të mira me Valencian, dhe ka tërhequr vëmendje të madhe nga skuadrat evropiane.

Së fundmi, lojtari ka refuzuar të vë firmën e tij për të rinovuar kontratën me skuadrën nga ‘Mestalla’, duke u lidhur edhe më shumë me një kalim të mundshëm në ‘Camp Nou’.

Por, në garë për lojtarin është edhe skuadra e Liverpool.

Barca dhe Liverpool do të duhet që përveç Valencias, të mposhtin njëra-tjetrën në garën për Torres.

Mbetet të shihet se cila nga dy gjigantet e Evropës do të sigurojë kartonin e spanjollit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close