Barcelona ka arritur marrëveshje me trajnerin Hansi Flick.

Ishte eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano që e dha “here we go” e famshme për këtë marrëveshje.
Kontrata është kompletuar dhe tani aprovuar nga agjenti i tij, Pini Zahavi.
Flick ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Barcelonën, transmeton Gazeta Express.
Hansi Flick do t’i sjellë dy asistentë gjermanë si pjesë e stafit të tij.
Hansi Flick ishte pjesë e Bayern Munichut e më pas edhe përzgjedhës i kombëtares së Gjermanisë.

