Barca shqyrton mundësinë për të transferuar Firminon

Skuadra e Barcelonës është e vendosur që të vazhdojë me përforcime në skuadër, dhe tashmë ka edhe një emër për fazën ofensive.

Raportime të ‘El Nacional’ bëjnë të ditur se Barca mund të bëjë një lëvizje për yllin e Liverpool, Roberto Firmino, përcjell lajmi.net.

Liverpool janë të gatshëm të ndajnë rrugët me reprezentuesin e kombëtares së Brazilit.

Thuhet se një ofertë prej rreth 20 milionë euro do të ishte mjaftueshëm bindëse për ‘Reds’.

Barca po konsiderojnë të bëjnë një ofertë të tillë dhe të rrisin opsionet në fazën ofensive. /Lajmi.net/

The post Barca shqyrton mundësinë për të transferuar Firminon appeared first on Lajmi.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close