Sigurisht që ndeshjet e mbetura do të luhen pa tifozë, shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Është shumë e vështirë të parashikohet se kur do ndodh rikthimi i tifozëve në stadiumeve.
Disa thonë se nëse i jepet fund kësaj pandemie, sezonin e ri mund ta kemi me stadiumet e mbushura me tifozë.
Por, në këtë drejtim, shumë skeptike është treguar ‘Radio Catalonia’, që raporton se ‘Camp Nou’ mund të mbetet pa tifozë deri në mesin e muajit nëntor, dhe në situatën më të keqe, pa tifozë do të mbetet deri në shkurtin e vitit 2021.
Kjo do të ishte një goditje e madhe për Barcelonën, që fiton deri në 45 milionë euro në vit nga biletat./Lajmi.net/

