Balotazhi për Ligën e Parë, Besa dhe Bashkimi përballen në Kavadar

Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut e ka përcaktuar duelin e balotazhit për Ligën e Parë ndërmjet Besës së Dobërdollit dhe Bashkimit të Kumanovës. Të dyja ekipet do të përballen të dielën e 25 majit në një fushë neutrale që është përcaktuar nga FFM në qytetin e Kavadarit. Ndeshja është programuar të zhvillohet nga ora 17:00 dhe cila nga ekipet del fituese merr epitetin për të qenë pjesë e Ligës së Parë në sezonin e ri garues. Besa deri të balotazhi erdhi pasi e përfundojë sezonin e rregullt në pozitën e 10-të në elitë, teksa Bashkimi e mbylli në vendin e tretë në Ligën e Dytë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close