Skuadra nga Theranda, Ballkani, ka lënë veten shumë prapa në garën për titull, pas barazimit 1:1 me Ferizajn, shkruan lajmi.net.

Në një ndeshje ku tri pikët priteshin të mos jenë të vështira për Ballkanin, Ferizaj bëri një nga ndeshjet më të mira të skuadrës pas pandemisë, duke marrë një pikë.
Ballkani kaloi në epërsi qysh në minutën e17’, me anë të Prekazit, por këtë epërsi nuk e mbajtën dot deri në fund.
Ishte minuta e 79’, kur Ferizaj u kthye në lojë me golin e shënuar nga Krasniqi, gol ky që edhe vendosi rezultatin final të këtij takimi.
Me këtë barazim, Ballkani numëron 50 pikë, pesë më pak sesa Drita, kurse Ferizaj është me 26 pikë në pozitën e 10. /Lajmi.net/

