Bale gjithnjë e më pranë largimit nga Real Madrid

Ylli uellsian, Gereth Bale vazhdon të lidhet dita-ditës me një largim të mundshëm nga ‘Santiago Bernabeu’, në fund të këtij sezoni.

Sipas raportimeve të fundit të ‘ESPN’, raporti i Bale dhe trajnerit Zinedine Zidane tashmë është në një pikë kritike.

Kjo sitautë bën që anësori i Real Madrid të jetë favoriti për t’u larguar nga ‘Bernabeu’ në këtë merkato.

Premierliga shihet si destinacion i mundshëm për lojtarin, me Tottenham Hotspur që pritet t’i japin atij mundësinë për rikthim. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close