Bajern Munihu fiton “betejën” me Barcelonën dhe Real Madridin për mbrojtësin gjerman

Sipas të përditshmes “AS”, e cila njihet si medium i afërt me Real Madridin, vjen një lajm i befasishëm. Kur mendohej se Xhonatan Tah po tundohej për ta mbyllur karrierën te Real Madrid apo Barcelona, duket se ai ka ndryshuar mendjen.

“AS” shkruan se shtatlarti gjerman ka vendosur të pranojë ofertën e Bajern Munihut. Kjo nuk është hera e parë që ai kërkohet nga klubi bavarez. Në verë e pengoi Bajer Leverkuzeni.

Duke qenë lojtar i cili në qershor del me parametra zero, Bajerni ka shtuar interesin dhe e ka nxitur të besojë te projekti i klubit. Tah është mbrojtës i kombëtares gjermane dhe synimi i Bajernit është të rikrijojë një bosht gjerman në skuadër, duke qenë se Liroj Sane, Serzh Gnabri dhe Leon Goretzka pritet të largohen.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close