Djajtë e Kuq raportohet se po përgatisin një transferim veror për Fati, i cili aktualisht po shijon një sezon të mirë në ‘Camp Nou’.

17-vjeçari bëri debutimin e tij për Barcën në gusht dhe që prej asaj kohe ka bërë 26 paraqitje për klubin në të gjitha garat, duke shënuar gjashtë gola, përcjell lajmi.net.
Babai i yllit të Barcelonës i tha Cadena Ser: “Ansu nuk mund të jetë një startues në Barça tani”.
“Unë kam qenë gjithmonë i lumtur që djali im është në Barca… nuk di asgjë për Manchester United”.
“Ansu dhe unë jemi të qetë këtu në Barcelona. Të gjithë ata që largohen nga Barça më pas duan të kthehen”, përfundoi Bori Fati. /Lajmi.net/

