Pasi hoqi dorë nga pjesëmarrja në ‘Tour de France’, për shkak të një dëmtimi tjetër, kolumbiani Miguel Angel Lopez u arrestua nga policia spanjole sapo ka zbritur këtë të enjte në Madrid nga Kolumbia.

Sipas faqes së specializuar Ciclo 21, çiklisti i Astanas (28) aktualisht do të merret në pyetje, si pjesë e një operacioni të quajtur “Ilex” dhe veçanërisht në lidhje me një mjek me origjinë nga Amerika e Jugut, Marcos Meynar Marino, i përfshirë në disa raste të përsëritura në doping.
Për momentin, Lopez do të dëgjohet si dëshmitar i thjeshtë për një “supozim të veprës penale të shpërndarjes së drogave të paautorizuara në Spanjë”. Ai u kthye në Europë për të marrë pjesë në Grand Prix Villafranca-Clasica de Ordizia, të planifikuar për 25 korrik.

