Të mërkurën starton rrethi i dytë i garave në elitë, me ndeshjet e xhiros së 12-të.

Besa e Dobërdollit në këtë xhiro do të ketë përballje të vështirë, pasi luan kundër Shkëndijës së Tetovës.
Kapiteni i Besës, Armend Alimi është i vetëdijshëm që skuadrën e tij e pret një ndeshje e vështirë, teksa përcjell besim se nga ky takimi do të dalin me rezultat pozitiv.
“Normal humbja e fundit nga Sileksi na ka mërzitur të gjithëve, por kjo është futbolli. E mira është që ndeshja e radhës vjen shpejt dhe kemi mundësi që të përmirësojmë gabimin e bërë nga kjo ndeshje. Na pret një kundërshtar i fort, por atmosfera është pozitive, jemi të motivuar dhe besoj se nga kjo ndeshje do të dalim me rezultat pozitiv”, deklaroi Alimi
“Po dihet se në Shkëndijë kam kaluar kohën më të gjatë të karrierës time futbollistike. Për mua, Tetova dhe Shkëndija do të mbeten gjithmonë pjesë e familjes time. Mirëpo, ne jemi profesionistë dhe në terrenin e gjelbërt japim maksimumin për klubin tonë, dhe shpresojmë në më të mirën për këtë ndeshje”, u shpreh më tej Alimi.
Përballja Shkëndija – Besa luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00. /Sportmania/

