Dinamo Zagrebi ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit kroat, pasi prej mbrëmë edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Kroacisë, duke mbrojtur kështu titullin e fituar 1 vit më parë.

Kur kanë mbetur edhe disa xhiro deri në fund të sezonit, të kaltrit kanë epërsi prej 19 pikëve ndaj Lokomotiv Zagrebit që mban vendin e dytë. Në këtë mënyrë Dinamo Zagrebi për here të 15-të arrinë të kurorëzohet kampion i Kroacisë.
Gëzimin e këtij suksesi nuk ka mundur të fshehë as reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë së Veriut Arijan Ademi, i cili bëhet futbollisti me më shumë trofe në historinë e Dinamo Zagrebit. Për Ademin ky ishte titulli i 9-të kampion me Dinamon në elitën e futbollit kroat, ndërsa 29 vjeçari gjithashtu me ekipin nga Zagrebi ka fituar 5 trofe të Kupës dhe 3 të Superkupës.

