Ansu Fati rrezikon të mungojë pesë muaj

Lajm i keq për Barcelonën. Ansu Fati mund të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë. Sipas doktorit Ripoll, lëndimi i spanjollit është i vështirë dhe ekziston mundësia e mungesës mes tre deri në pesë muaj.

“Lëndimi i Ansu Fati na ka befasuar të gjithëve. Barcelona konfirmoi lëndimi dhe ne jemi duke biseduar për një 18-vjeçar”.

“Mund të mungojë për tre deri në pesë muaj”, tha ai.

Spanjolli cilësohet si talenti numër një në botë momentalisht, derisa ky lëndim do t’iu shkaktojë probleme të mëdha klubit katalunas.

Këtë edicion ai ka shënuar katër gola dhe dhuruar një asistim në shtatë paraqitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close