Pasi mësuan kundërshtarët në edicionin e ri të Ligës së Kombëve, seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski ka komentuar shortin nga Amstardami i Holandës.

“Sinqerisht në këtë moment të gjithë vëmendjen e kemi drejt ndeshjes me Kosovën. Mirëpo, pasi i mësuam kundërshtarët për edicionin e ri të Ligës së Kombeve, kualiteti jonë është treguar me lojë dhe rezultate në periudhën e kaluar dhe objektivi i Maqedonisë do të jetë vendi i parë. Në kualifikueset e kaluara treguam shumë herë se mund të përballemi ndaj çdo kundërshtari dhe ashtu do të jetë edhe kësaj radhe. Shkojmë për të fituar vendin e parë në grup. Kundërshtarët nuk janë shumë atraktiv në letër, por gjithsesi se posedojnë kualitet. Ne në të gjitha ndeshjet do të shkojmë për tri pikë”, tha seleksionuesi, Igor Angellovski pas hedhjes së shortit.


