Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani me t’u rikthyer te Napoli, është testuar për COVID-19.

Skuadra e Napolit, ka lëshuar një komunikatë, duke bërë të ditur se Rrahamni ka dalë pozitiv në testimet e bëra.


Tutje ceket se Rrahmani nuk ka pasur kontakte me futbollistët e tjerë, dhe është dërguar në izolim.
Rrahmani ka qenë i grumbulluar te Kosova për ndeshjet e nëntorit.
Në sfidën e fundit ndaj Moldavisë, ai u detyrua të largohet më herët nga loja, shkaku i një lëndimi.

