Pas humbjes kundër Napolit dhe barazimeve kundër Atalantës dhe Genoa, Juve po përgatitet të përballet me Lazion e një ish-i bardhezi, Tudor, dhe të mbrojë zonën e Champions League. Një objektiv që Massimiliano Allegri vazhdon ta mbajë fort në vështrimin e tij: “Duhet të jemi të fokusuar në fund të sezonit. Ne kemi shpërdoruar shumë pikë avantazhi që kishim ndaj vendit të pestë. Dhe tani duhet të jemi realistë, sepse kemi marrë vetëm 13 pikë në fazën e dytë. Na kanë mbetur 9 ndeshje për ta konsoliduar kualifikimin në Champions League.

Grupi dhe ndeshja ndaj Lazios…
Skuadra po ecën mirë. Ata që mbetën në klub punuan mirë, të tjerët u kthyen me emocione të mira nga kombëtaret. Nesër fillon nguti final prej 55 ditësh, që do të na çojë në 25 maj.
Iling-Junior…
Ai ka luajtur mjaft këtë sezon, ka qenë gjithmonë shumë i vlerësuar. Po bën një rrugë të mirë rritjeje si gjithë të tjerët, jam shumë i lumtur me të.
Kean startues…
Pres shumë prej tij. Ai gjithashtu duhet të bëjë mirë që të fitojë vendin në ekipin kombëtar për Kampionatin Evropian. Duhej të largohej në janar, pastaj qëndroi. Është rikuperuar fizikisht dhe do të startojë nesër. Sigurisht që pres të zhvillojë ndeshje të mirë nesër.
Besimi i klubit dhe e ardhmja…
Duhet të jemi të fokusuar në fund të sezonit. Kemi shpërdoruar shumë pikë avantazhi që kishim ndaj vendit të pestë. Kemi edhe Kupën e Italisë për ta luajtur. Tani le të mendojmë vetëm për këtë. Jam i lumtur që klubi ka konfirmuar besimin tek unë, por nuk kam pasur asnjë dyshim për këtë. Klubi do të planifikojë se cila do të jetë e ardhmja. Do të jetë i vështirë sprinti i fundit sezonal sepse na presin disa përplasje ‘kokë më kokë’ dhe kemi humbur shumë pikë nga ndjekësit tanë.
Vështirësitë dhe entuziazmi i ekipit…
Në futboll i përjetojmë edhe ne këto momente. Duhet të ngrihemi dhe të arrijmë rezultate, që do të na çojnë në Champions League. Djemtë duhet të qëndrojnë. Deri tani kemi grumbulluar 59 pikë të shpërndara keq midis fazës së parë dhe të dytë, por nuk kam asgjë për ta qortuar skuadrën. Megjithatë, tani duhet të kthehemi të bëjmë diçka më shumë për të rifituar entuziazmin në fund të sezonit. Shumë të rinj janë rritur dhe gjithashtu disa lojtarë më me përvojë. Ka dëshirë për të punuar. Skuadra nuk ka reshtur kurrë së munduari për të bërë mirë. Në ndeshjet e fundit nuk kemi arritur rezultate të mira dhe kjo duhet të na shërbejë si nxitje.
Analiza e gabimeve…
Futbolli është i vështirë për t’u shpjeguar. Ne punojmë dhe përpiqemi të kuptojmë gabimet që bëjmë. Tani nuk ka kuptim të shpjegojmë. Ne duhet të përmirësohemi dhe të marrim rezultate. Duhet të përpiqemi ta kthejmë trendin dhe vetëm ne mund ta bëjmë këtë.
500 ndeshje në Serie A…
Kam dëshirë, pasion dhe dashuri për këtë sport. Kam 47 vite që merrem me futbollin. Jam i lumtur me atë që kam bërë dhe kaluar, por dua shumë të argëtohem, të punoj dhe të jem ende në fushat e blerta. Megjithatë, tani e rëndësishme është të mendoj për të nesërmen. Le t’i jetojmë këto 55 ditë të mberura kampionati me shumë entuziazëm dhe dëshirë. Të gjitha me dy objektiva të rëndësishëm për t’i arritur, të cilët duhet të jenë stimul për të gjithë.
Çfarë veze Pshkësh prisni në Lazio-Juve?
Unë e ha vezën e Pashkëve çdo ditë, sepse jam adhurues i çokollatës… Nesër do të jetë një ndeshje e vështirë. Lazio ka ndryshuar trajner dhe skuadrat e Tudor janë gjithmonë agresive. Do të duhet të bëjmë mirë nga të gjitha pikëpamjet. Është një provë e mirë për garat e ardhshme.
Si e prisni Lazion?
Një ekip që ndryshon trajner ka stimuj të mëdhenj. Ata do ta fillojnë fuqishëm ndeshjen për t’u rikthyer te fitorja. Ne do të duhet të luajmë shumë mirë teknikisht. Chiesa dhe Yildiz janë mirë, janë kthyer nga ekipet kombëtare. I konsideroj dy lojtarë të rëndësishëm në këtë fundi i sezonit. Me rikthimin e Vllahovic nga skualifikimi dhe shpresojmë të Milik sa më shpejt nga dëmtimi do të kemi një ‘flotë’ sulmuesish, që do të duhet të na japin gola, të na ndihmojnë të arrijmë objektivat tona.
Shanset e kualifikimit në Champions League…
Tani për tani, projeksioni është 70 pikë. Pastaj duhet të shohim, sepse ka ende shumë përplasje ‘kokë më kokë’. Ne po mendojmë të shtojmë të tjera pikë, sepse 59 nuk mjaftojnë. Një ndeshje fituese mund t’ju bëjë t’i shihni gjërat ndryshe. Në këto periudha të vështira, individët dhe ekipi rriten.
Pozicioni në renditje…
Ne duhet të bëjmë më të mirën dhe të marrim më shumë pikë për të arritur në Ligën e Kampionëve. Nuk ka rëndësi nëse do të përfundojmë të dytët, të tretët apo të katërtit. Në fazën e dytë kemi grumbulluar pak pikë, duhet të jemi realistë.
Fjalët dhe kritikat e Skanavinos…
Fjalët e tij më bënë të lumtur, sepse ai përfaqëson klubin. Kritikat duhet të pranohen gjithmonë, veçanërisht në këto momente. Në futboll është kështu: nëse fiton je trajner i mirë, nëse nuk fiton… Në futboll vlejnë rezultatet dhe ne kemi bërë më pak në fazën e dytë. 13 pikë pikë janë pak. Megjithatë, futbolli të jep gjithmonë mundësinë ta kthesh gjithçka. Duhet të sigurohemi që ajo që është tani e zezë të bëhet e bardhë. Juve duhet të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm. Është një objektiv që nuk duhet vënë në diskutim.

