Raphael Varane ka në dorë një propozim për t’u transferuar te Al Nassr. Sipas ‘Daily Mail’, klubi saudit ofroi 50 milionë euro në vit për të bindur qendërmbrojtësin francez të transferohej në Arabinë Saudite sezonin e ardhshëm, duke u ribashkuar me Cristiano Ronaldon atje. Në fund të kontratës së tij me Manchester United, francezi është i lirë të negociojë me klube të tjera.


