Pasi u transferua në verë si agjent i lirë, sulmuesi ka pasur probleme fizike, derisa vetëm javën e kaluar bëri stërvitje të plotë, transmeton lajmi.net.

Shumica menduan se duhet të pres deri në vikend kundër Valencias, por sidoqoftë, klubi ka angazhuar një miqësore që ta shpejtojë shërimin.
Argjentinasi zhvilloi gjysmë ore ndaj Cornella dhe shënoi gol ndaj skuadrës së divizionit të kartë. Philippe Coutinho gjithashtu shënoi.
Kjo do ta kënaq trajnerin Ronald Koeman, ngase i ka të dy sulmuesit në plan për këtë sezon.
Pritja mori fund dhe Aguero pritet që në vikend të debutojë me gjigantin blaugranas./Lajmi.net/

