Abdulaziz Azizi mes pesë më të mirëve të Evropës!

Një tjetër sukses për mundjen tonë vjen nga Italia, ku në Kampionatin Evropian U15 që u zhvillua në Caorle, talenti i Klubit të Mundjes Shkupi, Abdulaziz Azizi, arriti të renditet i pesti në Evropë në kategorinë deri në 52 kg!

Në ndeshjen për medaljen e bronztë, Azizi u përball me përfaqësuesin e Rusisë, Kazmanbet Batyrov, duke treguar luftë të fortë e shpirt garues, edhe pse nuk arriti të sigurojë podiumin.

Ky rezultat e vendos Abdulazizin mes elitës së mundjes evropiane, dhe është dëshmi e punës së palodhur që po bëhet në Klubin e Mundjes Shkupi, ku po rriten kampionë të rinj e premtues!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close