Setien fliste për ‘Tiki-taka’ qysh në intervistën e tij të vitit 1977

Tashmë trajneri i Barcelonës, Setien, erdhi në stolin e Barcelonës me një dozë dyshimi, pas kalkulimeve që bëheshin mbi skuadrat që ai kishte drejtuar.

Setien identifikohej si një trajner që njeh më së miri stilin e lojës së Barcelonës, atë që në futboll njihet si ‘filozofia tiki-taka’.

Duket se ky aludim ka qenë i vërtetë, pasi sot ‘Marca’ ka publikuar një artikull, ku kujtohet intervista e Quique në vitin 1977, ku ai flet për ‘Tiki-taka’.

“Shikoni, të dielën e kaluar, pa shkuar më larg, të dy Quinito sikur Juan Carlos, më thanë të luaja në ndeshjen kundër Athletic Bilbao, sikur të ishte ‘tiki-taka’”, citohet të ketë thënë Setien, transmeton lajmi.net.

“Tiki-taka’, shkurtimisht, është asgjë më shumë sesa lojërat në stërvitje me njëri tjetrin, ku secili bën diçka, pa përgjegjsi të tepërt”, shtonte Setien, aktualisht trajner i Barcelonës.

Setien ka qenë aktiv së fundmi në komentet lidhur mbi atë nëse duhet rifilluar sezoni ose jo. Qëndrimi i tij ishte se plani i La Liga është i gabuar. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close