Davies: Nuk e besoja dot momentin kur Robben mu prezantua  

Davies, aktualisht 19 vjeçar, u transferua te Bayern Munich gjatë kohës kur Arjen Robben ishte pjesë e klubit.

Mbrojtësi i majtë ka folur për momentin kur anësori holandez i prezantohej atij, duke thënë se nuk mund ta besonte atë moment.

“I admiroja ata lojtar kur isha i vogël dhe i shihja nga televizori. Befas, unë isha duke stërvitur me ta”, ka thënë Davies, transmeton lajmi.net.

“Nuk më besohej kur Arjen Robben më prezantoi vetveten”, ka shtuar kanadezi.

Davies debutoi me skuadrën e parë të Bayern këtë sezon, në xhiron e nëntë, dhe që atëherë ka luajtur rregullisht, deri kur sezoni u suspendua.

Lojtari pati paraqitje brilante edhe kundër Chelsea, paraqitje me të cilën tërhoqi vëmendje të madhe. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close