Disa klube, janë në favor të idesë që sezoni të përfundojë, dhe të kthehen në përgatitje vetëm për sezoni.

Një pjesë tjetër, insistojnë që sezoni të luhet, dhe shefi ekzekutiv i Serie A, Luigi de Siervo, ka dhënë paralajmërimin se çfarë do të ndodh nëse ky sezon nuk përfundon me kompletimin e 38 xhirove.
“Nëse ne nuk luajmë, kjo do të thotë se klubet e huaja mund ta shkatërrojnë futbollin tonë dhe të marrin nga ne lojtarët më të mirë me gjysmën e çmimit. Lojtarët që qëndrojnë do të kenë ulje të madhe të pagës”, ka deklaruar De Siervo, përcjell lajmi.net.
Liga e Holandës së fundi ka përfunduar kampionatin, duke mos i dhënë asnjë skuadër titullin, e po ashtu duke bërë që të mos ketë rënie dhe promovime në ligë./Lajmi.net/

